Cilat të drejta sociale ke ti në ndërtim?

Zbuloji ato në këtë video.

Ke pyetje?

Lexo më shumë në website!

Më tepër informacion mbi të drejtat tuaja në ndërtim

Më tepër informacion mbi të drejtat tuaja në ndërtim

Paga

  1. Zakonisht për orët shtesë ti merr:

    • ose pagë ekstra
    • ose ditë pushimi

    Informohu për të drejtat e tua te përgjegjësi i grupit.

    Shpenzimet e udhëtimit punë-shtëpi dhe anasjelltas nuk i mbulon vetë. Shpenzimet e transportit i mbulon punëdhënësi juaj.

    Shiko këtu pagën (minimale) për çdo kategori

  2. Ti e merr pagën të paktën një herë në muaj. Pagën e merr:

    • ose përmes një transaksioni në llogarinë bankare
    • ose me çek

    Në çdo rast kjo shoqërohet me një dëftesë page.

Bekijk alle vragen over 'paga'

Sigurimet

    • shpenzimet e tua mjekësore
    • pagën që humbet për shkak të aksidentit

    A je pjesë e Sigurimeve shoqërore belge dhe punon prej të paktën 6 muajsh në sektorin e ndërtimit? Në këtë rast ti merr falas sigurimin spitalor. Të duhet të shkosh në spital? Atëherë do të paguash vetë shpenzimet.

    Kontakto me Constructiv për të parë nëse ke të drejtë për ndonjë përfitim.

    • Kontakto me Constructiv
    • Më tepër informacione mbi sigurimin spitalor
  1. Po, ti je i siguruar ndaj aksidenteve në punë. Punëdhënësi yt është i detyruar të të sigurojë për aksidentet në punë.

Bekijk alle vragen over 'sigurimet'

Siguria në vendin e punës

    • një helmetë sigurie
    • një jelek fosforeshent
    • këpucë sigurie

    Për këto kujdeset punëdhënësi yt. Nëse është e nevojshme, do të marrësh edhe mjete të tjera mbrojtëse.

  1.  Siguria në vendin e punës është shumë e rëndësishme.

    • Ti ndjek trajnimin e detyruar “bazat e sigurisë”.
    • Përgjegjësi i grupit shpjegon cilat janë rreziqet dhe si të punosh në mënyrë të sigurt. Ndiqi në çdo rast këto udhëzime, për sigurinë tënde dhe të kolegëve të tu.
Bekijk alle vragen over 'siguria në vendin e punës'

Strehimi

  1. Në këtë rast punëdhënësi yt duhet që:

    • ose të të sigurojë një banesë;
    • ose të të kompensojë kostot e një banese me qira.
    • Ka ujë dhe elektricitet.
    • Banesa ka ndriçim të mirë dhe nuk ka probleme me lagështirën.
    • Të gjitha dritaret janë me xham të dyfishtë.
    • Në çdo kat ka sinjalizues zjarri.

    Në këtë website gjen të gjitha normat dhe rregullat.

    • Është dhoma jote më e vogël se 18m²? Kjo do të thotë se je vetëm në dhomë.
    • Është dhoma jote më e madhe se 18m²? Në këtë rast ndoshta duhet ta ndash atë me dikë tjetër.
Bekijk alle vragen over 'strehimi'

Mos-diskriminimi

  1. Çdokush duhet të ndihet mirë dhe i sigurt në kantier. Aty nuk ka vend për diskriminim apo për ngacmime. Seksi, mosha, raca, orientimi seksual apo besimi fetar nuk kanë rëndësi. Gjithsekush trajtohet njësoj.

    Ke përjetuar sidoqoftë diskriminim? Njofto përgjegjësin e grupit tënd.

Bekijk alle vragen over 'mos-diskriminimi'

Probleme në punë

  1. Për shembull: Ka situata të rrezikshme në punën tënde? Nuk merr pagën? Ose nuk e merr në kohë? Ke probleme me shtëpinë apo apartamentin tënd? Ke probleme të tjera?

    Raporto problemet e tua te një pikë e veçantë ankese. Këtë mund ta bësh në mirëbesim të plotë. Ankesa jote do të jetë anonime.

Bekijk alle vragen over 'probleme në punë'

Koha e punës

    • Orari yt i punës është i rregullt dhe i qëndrueshëm çdo javë.
    • Pas 6 orësh punë lejohet të pushosh 15 minuta.
    • Ndërmjet dy ditëve pune ke të paktën 11 orë pushim.
    • Çdo javë ke të paktën 35 orë pushim të pandërprerë. Kjo do të thotë që të paktën 1.5 ditë nuk të lejohet të punosh.
Bekijk alle vragen over 'koha e punës'

Higjiena në vendin e punës

  1. Kantieri ka në çdo rast:

    • tualete
    • një dhomë zhveshjeje
    • një vend për t’u larë
    • një ambient ngrënieje
    • material për ndihmën e parë në rast aksidenti: një barelë, një batanije, 2 kuti të ndihmës së parë dhe mjete për shuarjen e zjarrit.

    Punëdhënësi kujdeset që ambientet e punës të jenë gjithnjë të pastra.

Bekijk alle vragen over 'higjiena në vendin e punës'

Rreth nesh

Workinginconstruction.be është një platformë që ndihmon punëtorët në sektorin e ndërtimit në Belgjikë të kuptojnë të drejtat e tyre sociale, si sigurimi shoqëror, pensioni dhe përfitimet shëndetësore. Kjo platformë është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet 23 organizatave, me iniciativë të Lantis dhe konsorciumeve të kompanive ndërtuese të përfshira në projektin Oosterweel.

Qëllimi ynë është t’u ofrojmë punëtorëve qasje të lehtë në informacion të kuptueshëm mbi tema si pagat, kushtet e punës dhe strehimi. Ne synojmë që punëtorët në sektorin e ndërtimit të jenë të informuar për të drejtat e tyre dhe të dinë se ku mund të kërkojnë ndihmë apo informacion kur kanë pyetje. Synimi i Workinginconstruction.be është të krijojë një mjedis pune të drejtë, transparent dhe të sigurt për çdo punëtor në sektorin e ndërtimit.

Një iniciativë e

bashkëpunim me

Me mbështetjen e